Rikthimi i Maurizio Sarri në pankinën e Lazios tashmë duket çështje orësh. Sipas asaj që shkruajnë mediat, takimi i mbrëmjes së të enjtes, me drejtorin sportiv Angelo Fabiani dhe agjentët, hodhi themele të forta për rikthimin e tij në drejtimin e ekipit Biancoceleste. Në të vërtetë, Sarri thuhet se ka vendosur një kusht specifik për pranimin e ofertës, lajm ky i bërë i ditur nga Gazzetta dello Sport. Tekniku kërkon konfirmimin e disa lojtarëve që ai tashmë i ka stërvitur dhe që ai i konsideron si shtylla themelore të Lazios. Një listë që përfshin emra të mëdhenj si Matteo Guendouzi, Mario Gila, Ivan Provedel, Alessio Romagnoli, Mattia Zaccagni, Nicolò Rovella dhe Pedro. Në këtë kuptim, Lazio do qetësonte trajnerin toskan, duke i lënë në dorë skuadrën që ai dëshiron. Paraprakisht, në të njëjtën ditë, në orën 12:00 në hotel “Emerald” në Prishtinë përzgjedhësi Foda do të mbajë konferencë për media.
sfidanti.al