Sarri: Në një ndeshje të vetme mundim çdo kundërshtar!

Këto kohë ka pasur lavdërime për të, ndërsa sezonin e kaluar kritikat nuk ishin të pakta. Mauricio Sarri duket se po ia merr dorën Lacios së tij, ndonëse vera nuk ka qenë aspak e bujshme si ajo e Romës së Zhoze Murinjos. Kjo nuk e ka penguar ekipin kryeqytetas që të ketë 7 pikë në 3 ndeshje dhe të arrijë një fitore bindëse ndaj Interit në “Olimpiko”. Kartat janë të hapura në tavolinë dhe Sarri ka besim, ndonëse bën një kërkesë. “Në një ndeshje teke mund të mposhtim çdo rival, – tha trajneri i kryeqytetasve, – gjithsesi, kemi nevojë për më shumë lojtarë. Na duhe përforcime. Na ndihmuan zëvendësimet që bëra pasi e pashë që Interi po lodhej në mesfushë. Po japim sinjale të mira, jemi më të bashkuar dhe luajmë me më shumë rregull”.

Sfidanti.al