E morën në 2019 kur ishte ende adoleshent dhe për të u paguan 27 milionë paundë stërlina. Uilliam Saliba është një futbollist francez që luan për Arsenalin dhe që duket se do ta shtojë kohëzgjatjen e karrierës në stadiumin “Emirejts”. Mediat angleze shkruajnë se Saliba ka rënë dakord të rinovojë kontratën deri në 2027, ndërsa akordi aktual përfundon pas 12 muajve. Rroga e Salibës është 40 000 paundë stërlina në javë, por pritet të rritet ndjeshëm dhe trajneri Mikel Arteta është shumë i kënaqur.
Sfidanti.al