Salah, jashtë rreth një muaj

Agjenti i Mohamed Salah, Ramy Abbas, ka dhënë detaje nga gjendja e sulmuesit të Liverpoolit dhe tifozët e këtij ekipi nuk do e presin mirë këtë lajm. Abbas shfrytëzoi rrjetet sociale për të përditësuar gjendjen shëndetësore të Salah, i cili u dëmtua në barazimin 2-2 të Egjiptit në duelin ndaj Ganës, në Kupën e Kombeve të Afrikës të enjten e kaluar. Fillimisht ishte raportuar se Salah do të mungonte në dy ndeshjet e radhës të Egjiptit, por siç duket dëmtimi është më serioz se sa mendohej fillimisht. “Dëmtimi i Mohamed është më serioz se sa është menduar fillimisht dhe ai do të jetë jashtë fushave për 21-28 ditë, dhe jo për 2 ndeshje. Mundësia e tij më e mirë për të luajtur përsëri në Kupën e Kombeve të Afrikës, është që t’i nënshtrohet një trajtimi intensiv në Angli dhe t’i ribashkohet ekipi sapo të jetë i gatshëm”, ka shkruar Abbas në platformën X. Kjo do të thotë se Salah do të mungojë në katër ndeshje në Premier, duke përfshirë ndeshjen ndaj Chelseat në “Anfield” dhe atë në transfertë ndaj Arsenalit në “Emirates”.

sfidanti.al