Salah duhet të falenderojë gjyqtarin që do të jetë në finale ndaj Manesë!

Pas 90 minutave të forta, edhe pse jo me emocione të mëdha, Kameruni dhe Egjipti mbyllën kohën e rregullt të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Afrikës. Rezultati ishte 0-0 dhe egjiptianët ishin pa trajnerin Karlos Keiroz të përjashtuar nga gjyqtari Bakari Papa Gasama. Pikërisht pasi arbitri vërshëlleu përfundimin e 90-minutave, ai pati një përplasje të ashpër  me kapitenin e Egjiptit, Mohamed Salah, duke u detyruar t’i bënte disa herë shenjë që të largohej. Ndoshta fakti që kishte përjashtuar Keirozin më parë, e bëri gjyqtarin që të mendohej mirë dhe të mos i nxirrte karton Salahut, i cili ndoshta mund të rrezikonte pjesëmarrjen në finalen përballë Senegalit, që udhëhiqet nga shoku i tij tek Liverpuli, Sadio Mane.

Sfidanti.al