Salah dhe Van Dajk, kur debutimet e Liverpulit bëhen me gola

Virgil Van Dajk ishte në qiellin e shtatë pasi shënoi golin e fitores për Liverpulin në derbin e Kupës së Anglisë ndak Evertonit në “Anfild”, ndërsa mbrojtësi holandez nuk ishte lojtari i parë që e bënte këtë në debutimin e tij. Van Dajk ishte e papritura e trajnerit Klop në formacion, diçka që shumëkush nuk e priste, ndërsa ai nuk e humbi besimin tek vetja kur humbi një rast të mirë me një gjuajtje me kokë, ndërsa 4 minuta më vonë Evertoni barazoi.

Përpara Van Dajkut, një debutim të shkëlqyer me gol për Liverpulin bëri Mohamed Salah. Lojtari ofensiv egjiptian realizoi në javën e parë të Premier Ligës, në barazimin 3-3 me Uatfordin. Diçka shumë pozitive për të besuarit e Klopit, të cilët besohet do të vazhdojnë të jenë të fortë edhe pas largimit të Kutinjos.

Sfidanti.al