Futbollisti Emre Xhan, përfundimisht, do ta vazhdojë karrierën e tij te Juventusi i Torinos. Këtë lajm e konfirmoi edhe media italiane, sipas së cilës ky pjesëtar i përfaqësueses gjermane ka pranuar që të shpërngulet në Torino si lojtar i lirë, ndërkohë që atij do t’i mbarojë kontrata, qershorin e ardhshëm. Xhani ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare dhe ai do të fitojë 4 milionë euro në vit.
Duke filluar që tani, ky mesfushor mjaft i mirë ka të drejtë që të fillojë bisedimet me klube të tjerë, ndërkohë që atij i kanë mbetur gjashtë muajt e fundit deri në përfundim të kontratës me Liverpulin, kryesia e të cilit, në fakt, nuk bëri asnjë përpjekje që ta ripërtërinte kontratën, duke gjetur, ndërkohë, gjuhën e përbashkët me Juventusin.
Sfidanti.al