Sadiku, Avdijaj dhe Ajeti, shkëlqimi shqiptar vazhdon në Zvicër!

Armando Sadiku shënoi për të katërtën ndeshje radhazi për Luganon në Superligë, Albion Avdijaj realizoi jo ndaj dokujtdo, por ndaj vetë kampionëve të Bazelit, ndërsa Albian Ajeti është padyshim ndër më të mirët. Ashtu si Taulant Xhaka. Largimi i Shkëlzen Gashit, Berat Gjimshitit, Arlind Ajetit, Jahmir Hykës apo Ermir Lenjanit nuk e ka ulur aspak peshën e shqiptarëve në Superligën e Zvicrës.

Në të kundërt, ata vazhdojnë të shkëlqejnë fort. Sadiku është sërish një sulmues i frikshëm, pavarësisht dëmtimit që kaloi dhe kohës që iu desh për ambientim me kalimin nga Zyrihu tek Lugano. Me ndihmën e golave të tij, ekipi është shkëputur nga fundi dhe mund të thuhet se do të arrijë të rezistojë në Superligë.

Avdijaj pati një ndeshje të madhe ndaj Bazelit, duke shënuar gol dhe duke goditur shtyllë për Vaducin. Ish-lojtari i Shpresave, që pret një ftesë nga De Biazi, barazoi rezultatin dhe pastaj iu afrua avantazhit duke goditur shtyllën e portës.

Së fundi, por jo i fundit nga rëndësia, Albian Ajeti. Sulmuesi i Sent Galenit, vëllai i Arlind Ajetit, ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe është në garë për lojtarin më të mirë të muajit. Natyrisht, përveç të tjerëve, garën do ta ketë të fortë edhe me Sadikun.

Sfidanti.alavdijaj1ajeti2