Dekada më parë, ishte Izraeli që bëri rrugën e kundërt, i bojkotuar nga vendet arabe. Sot i ka ardhur momenti Rusisë të bëjë një zgjedhje, ndonëse mund të mbetet diçka në tentativë. Mediat raportojnë se Federata Ruse e Futbollit dhe klubet ruse po mendojnë për një kalim nga Europa në Azi, ku vendi i tyre ka më shumë aleatë. Për momentin, kombëtarja ruse dhe skuadrat e vendit të madh janë përjashtuar nga veprimtaritë europiane për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa shtetet e “kontinentit të vjetër” janë bërë bashkë. Ky ka qenë qendrimi i Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë, vendeve skandinave, Polonisë etj. Nga ana tjetër, në Azi ka vende që janë më pranë Rusisë si Kina, India, Vietnami, Irani, Iraku, Pakistani e shumë të tjera.
Sfidanti.al