“Ronaldo do zhgënjehej nëse nuk do të ishte në elitë në moshën mbi 40-vjeçare”

Këtë parashikim e bën ish-shoku i tij i skuadrës, Rio Ferdinand. Mbrojtësi i dikurshëm i Mançester Junajtidit nuk i shpëton dot frenezisë së krijuar pas kthimit të Kristiano Ronaldos në “Old Traford” dhe është i bindur se ambiciet e portugezit janë thuajse pa limit. “Ai do të ishte i zhgënjyer nëse nuk do të luante në nivelet e larta edhe pas moshës 40-vjeçare, – thekson Ferdinandi, – Lojtarë si Gigsi dhe Sheringami luajtën deri 40 vjeç, por Ronaldo dëshiron të jetë gjithnjë ylli kryesor. Duhet të jesh ambicioz, tepër punëtor dhe shumë trim që t’ia dalësh. Njerëzit nuk flasin kurrë për trimërinë e Kristianos”.

Sfidanti.al