Ende nuk e ka lojtar të vetin, dhe nuk mund të thotë me siguri absolute se do ta ketë, ndonëse shanset janë që t’ia dalë. Reali i Madridit nuk e ka fshehur prej kohësh dëshirën për Kilian Mbapenë, dhe nuk është stepur as nga disfatat në përpjekjet që ka bërë për ta marrë nga Paris SG. Prova e fundit, në 31 gusht kur iu refuzuan nja 180 apo 200 milionë euro për kartonin, ndërsa frika ekziston se ndoshta PSG mund ta bindë kampionin e botës për të rinovuar kontratën që i përfundon verën e ardhshme. Gjithsesi, Reali hedh hapat sipas planit të përcaktuar që më parë, dhe e ka gati kontratën-model për 22-vjeçarin. Ylli i sulmit do të ketë një klauzolë transferimi prej 1 miliardë eurosh, kur të vijë dita që të nënshkruajë për Madridin.
Sfidanti.al