Ronaldo barazon Trezegenë në fitoren e Juves, por me penallti!

Golat padyshim janë gola, edhe kur shënohen nga vetëm 11 metra lart. Kristiano Ronaldo, këtë herë, pati nevojë për portierin “me duar të lidhura” që të barazonte rekordin e ndeshjeve radhazi me gola të shënuar tek Juventusi. Ai realizoi dy herë, që të dyja me penallti, në fitoren 3-0 ndaj Fiorentinës në Torinos, duke barazuar David Trezegenë që pati gola në 9 ndeshje radhazi në 2005.

Natyrisht, CR7-ta nuk ka shumë nevojë për penallti për të vendosur rekordet e për të gjetur rrugën e rrjetës, ndonëse këtë sezon, ka shënuar 7 nga 19 golat e Serisë A, pikërisht me 11-metërsha. Ronaldo ka 50 rrjeta me fanelën bardhezi, të realizuara në 70 ndeshje, po aq sa uellsiani i famshëm Xhon Çarls 70 vjet më parë, por duke mos arritur dot rekordmenin Omar Sivori, që për 50 golat iu deshën vetëm 65 ndeshje. Pati polemika në suksesin juventin, dhe Fiorentina u ankua për vendimet e gjyqtarit.

Sipas analistëve në Itali, vendimi për penalltinë e parë ishet i drejtë, por ai për të dytën u cilësua më shumë se i dyshimtë. Ronaldo shënoi në minutat 40 e 80-të, dhe tani ka 19 rrjeta në 19 ndeshje këtë sezon në Serinë A. Goli tjetër për kampionët pati për autor mbrojtësin holandez, De Ligt. Juventusi kryeson kampionatin me 54 pikë pas 22 javëve, ndonëse konkurrenca mbetet e fortë nga Lacio dhe nga Interi.

Sfidanti.al