Në fitoren 5-0 të Paris Saint germainit ndaj Montpellier, përvec homazhit të Neymar për Kobe bryant, gjeti vend edhe polemika mes Kylian Mbappe e Thomas Tuchel. Trajneri gjerman e zëvendësoi yllin e përfasqësueses franceze me Icardin dhe 21 vjecari këtë nuk e priti aspak mirë, madje u duk qartë shumë i zemëruar në momentin që la fushën e lojës.
Në fakt nuk është hera e parë që ka ‘shkëndija’ mes futbollistit dhe trajnerit për shkak të një zëvendësimi. Mbappe shfaqi pakënaqësitë e tij edhe në momentet e zëvendësimit në sfidën me Brugge në Ligën e Kampioneve dhe atë të muajit dhjetor po me Montpellier.
Trajneri Tuchel pas ndeshjes foli në lidhje me këtë episod duke kërkuar që vendimet e tij të respektohen. ‘pretendoj respekt-tha Tuchel-tani mjaft më, këto nuk janë skena të bukura. Nuk jam i zemëruar, jam i trishtuar sepse e gjithë kjo nuk ishte e nevojshme. Duhet të kemi respekt për zgjedhjet që bëhen’.
sfidanti.al