Daniele De Rossi rikthehet te Roma dhe kësaj radhe në postin e trajnerit. Ish-kapiteni legjendar i Romës i gjendet pranë skuadrës së tij të zemrës në kohën kur këta të fundit kanë nevojë pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Roma ka zyrtarizuar afrimin e De Rossit duke i ofruar një kontratë të përkohshme deri më 30 qershor të këtij viti. Pas 18 vitesh si futbollist verdhekuq, De Rossi do të rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në stolin e Romës në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës pasditen e së shtunës në Olimpico. Jemi të lumtur që mund t’ia dorëzojmë përgjegjësinë teknike të AS Roma Daniele De Rossi-t, pasi besojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë karakterizuar gjithmonë mund të jenë vendimtare në ndjekjen e objektivave që skuadra ka përpara deri në fund. të sezonit”, thanë Dan dhe Ryan Friedkin.
sfidanti.al