Felipe Anderson zgjedh Juventusin

Felipe Anderson e ka vendosur të ardhmen e tij. Aventura te Lazio ka ardhur drejt fundit dhe braziliani nuk do të rinovojë kontratën me klubin bardhekaltër, duke u larguar si lojtar i lirë nga kryeqyteti italian në qershor. Sipas “Corriere dello Sport”, lojtari nuk do të largohet nga Serie A, pasi synon që të vazhdojë karrierën te Juventusi, klub me të cilin ka arritur në parim një marrëveshje për transferimin në Torino në fund të sezonit aktual.

Anësori i sulmit të Lazios pret që klubi kryeqytetas të rrisë ofertën në 3 milionë e gjysmë në vit sezon plus bonuse deri në vitin 2027, por duket se presidenti Lotito nuk ka ndërmend që të propozojë shifra të tilla, prandaj largimi i brazilianit tashmë duket i sigurtë.

sfidanti.al