Juventusi është i interesuar për Edon Zhegrovën, anësorin sulmues të Lille, i lindur në vitin 1999. Lajmin e konfirmon edhe Tuttosport, sipas të cilit klubi i Juventusit mund të hyjë në negociata me agjentin e lojtarit Hasan Cetinkaya, me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera duke qenë se është i njëjti agjent që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monako. Mirëpo, edhe Roma do të ishte në gjurmët e Zhegrovës, ndërsa Napoli është larguar.
I lindur në Gjermani, ai luajti në ekipin e të rinjve të Flamurtarit në Shqipëri, më pas te Prishtinë në Kosovë. Më pas në vitin 2015 shkoi në Belgjikë te Standard Liège, prej andej te St. Truiden, më pas Genk që e dërgoi në huazim te Bazel dhe që nga janari i vitit 2022 luan për Lille. Në moshën njëzet e pesë vjeç, anësori sulmues i skuadrës së Paulo Fonseca-s tashmë ka eksperiencë në liga shumë të ndryshme dhe është një lider i padiskutueshëm i kombëtares së tij, ku ka luajtur praktikisht të gjitha ndeshjet e deritanishme (34) me 4 gola. I blerë nga Lille për 7 milionë euro nga Basel në janar 2022, ai ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me klubin francez me të cilin shënoi 12 gola me 10 asistime këtë sezon.
sfidanti.al