Rocco Vata në “radarin” e klubeve të Serie A

Edhe pse merkato është larg, Lazio po mendon për afrimet e mundshme. Një nga repartet që ka nevojë për ndryshime është sulmi dhe të reja të rëndësishme, vijnë së fundmi nga mediat italiane. Klubi lacial ka identifikuar talentin shqiptar, Roko Vata, si një alternativë të mirë për ofensivën. Kryeqytetasit, pas largimit të Immobiles, kërkojnë t’i japin më shumë hapësirë të rinjve dhe tashmë në këtë periudhë, po shqyrtohen shumë emra. Vata është pjesë e klubit skocez të Celtic dhe po vëzhgohet në mënyrë të veçantë nga Lazio. 19-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe kalimi në Itali do të ishte një mundësi e mirë për të treguar veten.

sfidanti.al