Ka në dorë një skuadër që nuk i ngjan aq shumë asa që u shpall kampione e Europës në 2021. E tillë Italia e sotme e Roberto Mançinit, që pati si trashëgim eliminimin në plej of pa shkuar dot në finalet e Kupës së Botës. Sot, tekniku i Të Kaltërve pyetet nëse Spanja mbetet superiore ndaj Italisë, apo gjërat kanë ndryshuar. “Mendoj se ka momente në të cilat, ndoshta një futboll është i ndryshëm nga tjetri, ndoshta Spanja ka dominuar për shumë vite, – thotë Manço, – Ndoshta së fundmi ka pasur më shumë vështirësi, por mendoj se ekziston gjithmonë cilësia e lojtarëve të tyre, që për momentin ne nuk e kemi. Po ashtu, ekziston dashuria e tyre për kombëtaren dhe lojën e bukur. Niveli është gjithmonë i lartë, teknik, taktik. Është gjithnjë vështirë të luash ndaj tyre”. Italia luan sonte në Holandë ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Sfidanti.al