“Unë do të firmos”. Këto janë fjalët që Eden Hazar ka thënë për të ardhmen e tij tek Çelsi, ndërsa ndodhej në Arenën O2 në Londër, për të ndjekur basketbollin amerikan, Boston-Filadelfia. Gazetarët arritën më në fund t’i shkëpusin disa fjalë që mezi po priteshin dhe belgu i tha. “Po, kam ndërmend ta firmos një kontratë afatgjatë me Çelsin, – tha ai, – vetëm se po pres (portierin) Tibo (Kurtua). Ai i pari, pastaj unë”.
Pak besohet se organizatori nga Belgjika po tallej, pasi do të ishte diçka e tepërt, ndërsa fjalët e tij kanë kuptimin që Reali i Madridit do të duhet të shpenzojë shumë për ta marrë atë që dëshiron. Me blerjet Nejmarit, Mbapesë, Dembelesë apo Kutinjos raportet në treg kanë ndryshuar dhe tani shifrat janë astronomike.
Sfidanti.al