Tomas, afrikani që shkoi tek Atletiko pa lajmëruar familjen

Shtatë vjet më parë, afërsisht, një talent i ri afrikan u pëlqye dhe u kërkua nga Atletiko e Madridit. Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa 17-18 vjeçari Tomas Teje Partei u detyrua të pajisej shpejt me një pasaportë, t’i pritej një biletë nga përfaqësuesit e Atletikos dhe të fluturonte për në Spanjë. Sot, tashmë 24-vjeçar, lojtari i kombëtares së Ganës kujton atë ditë.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa nuk pata kohë të lajmëroja familjen, – tha ai, – vetëm kur arrita në Madrid u telefonova dhe u tregova se ç’kishte ndodhur”. Për fat, Tomasi (kështu quhet shkurt) nuk ishte një nga ata talente të shumtë që shkëlqejnë e shuhen si yje që këputen. Pasi u dha disa herë hua tek Majorka e Almeria, ai u kthye në ekipin e Simeones dhe u bë zbulimi i këtij sezoni. Tashmë, familja e tij është gjithnjë e informuar për çfarë ndodh me djalin e saj.

Sfidanti.al