Klubi i Partizanit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin e Laçit, ku u godit zyrtari i klubit, Ildi Dajlani, që solli dhe ndërprerjen e sfidës për disa minuta. Të kuqtë kërkojnë që të meren masa si nga FSHF ashtu dhe nga Policia e Shtetit.
𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌
Klubi Futbollit Partizani dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në stadiumin e Laçit gjatë takimit Laçi – Partizani i vlefshëm për javën e 5-të të Kategorisë Superiore! Ndonëse Partizani kishte udhëtuar sot për në Laç, për të luajtur vetëm një ndeshje futbolli është gjendur në mes të një situate aspak normale, që nuk ka lidhje fare me futbollin apo më keq akoma me rregullat “Fair Play”. Dhuna verbale u shoqëruar me një dhunë fizike duke u goditur jo vetëm zyrtarët e Klubit tonë, por edhe futbollistët që kishin zbritur në fushë të ushtronin profesionin e vet.
Kërkojmë me forcë, reagimin dhe veprimin sipas rregullave nga FSHF, duke qënë se pamjet janë të qarta dhe dhuna ka vazhduar edhe ndaj zytarëve të ndeshjes përveç atyre të klubit tonë. Klubi i Futbollit Partizani kërkon edhe nga organet e Polisisë së Shtetit të evidentojë dhunuesit që këtë radhë vijnë nga tribuna e “ashtëquajtur” VIP dhe të dërgohen para drejtësisë. Respektin që i presim dhe i përcjellim kundërshtarët në stadiumin “Arena e Demave”, pretendojmë ta gjejmë në çdo stadium apo fushë rivalësh. Dhuna nuk ka vend në sport!!!
sfidanti.al