Rashkaj: Kam refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për Kosovën

Anel Rashkaj është rikthyer të flasë për periudhën e kaluar te Kosova, por edhe për ofertat që kishte refuzuar për t’u qëndruar besnik “Dardanëve”, përcjell albinfo.ch.  Rashkaj u tërhequr nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në vitin 2020, po kurrë më parë nuk kishte diskutuar prapaskenat se kë kishte refuzuar për fanellën “Dardane”. 34-vjeçari ka thënë se ka refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për ta veshur fanellën e Kosovës. “Po, Shqipëria ka qenë e interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjeç, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar tek U-21. Kam biseduar edhe me Suedinë. Por, në momenti që u pranua Kosova, unë mezi po e prisja dhe dëshira ime ishte e flaktë që të luaja për Kosovën. E mora këtë vendim dhe për mua ato kanë qenë momentet e paharrueshme”, tha Rashkaj.

sfianti.al