Liam Gallagher kundër Klopp

Largimi i Jurgen Klopp nga Liverpool ka tronditur botën e futbollit. Edhe Guardiola, rivali i tij me Manchester City-n në Premier League, tha se i vjen keq për dorëheqjen e tij. Megjithatë, ka nga ata që nuk kanë treguar interes të veçantë për lajmet, si Liam Gallagher, një fans i njohur i Citizens. Gjatë një transmetimi në Radio X, prezantuesi Johnny Vaughann pyeti Liam Gallagher për lamtumirën e Jurgen Klopp dhe përgjigja e Gallagher ishte: Çfarë çlirimi i bukur. Dhe prezantuesi u përgjigj: “Ka folur si një zotëri…”, por dukej se nuk ishte shumë dakord me të intervistuarin. Vitet e fundit, Manchester City dhe Liverpool kanë bërë një luftë të mirë për kampionatin anglez dhe sipas Gallagher, pa Klopp do të jetë më e lehtë për të fituar më shumë.

sfidanti.al