Rashica nuk mjafton, shënon gol por Verderi bie nga Bundesliga

Nuk luajti sezonin më të mirë të karrierës, por nuk e meritonte të zbriste një kategori më poshtë. Edhe pse Milot Rashica vështirë se do të luajë aty, sërish dëshpërimi ishte i madh në stadiumin “Vesershtadion”, pasi Verderi i Bremenit ra na Bundesliga pas humbjes 2-4 shtëpia ndaj Borusias së Mynshengladbahut. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi një gol ngushëllimi në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 4-0 për miqtë duke qenë kjo më shumë një goditje nderi, ashtu si rrjeta e Fulkrugut 3 minuta më pas. Ndërsa Verderi u mund, Këlni fitoi 1-0 në shtëpi me Shalken, ndërsa Arminia e Bilefeldit triumfoi 2-0 në stadiumin e Shtutgartit. Kjo bëri që pas 34 javësh, Bilefeldi të ketë 35 pikë, Këln 33, dhe Verder 31, pra Këlni do të luajë plej of me skuadrën e vendit të tretë në Bundesligën e dytë, ndërsa Bilefeldi është i mbijetuar.

Sfidanti.al