Familjarët dhe kompania e Nicky Hayden, ish kampionit të botës në MotoGP që u nda nga jeta pas një aksidenti me makinë teksa ishte në bickletë në Misano në 17 maj të 2017, I kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 15 milionë Eurosh autorit të aksidentit. Ky person që ishte në drejtim të automjetit u dënua me 1 vit burg për aksident rrugor nga Gjykata e Riminit pasi u vërtetua nga raportet se kishte kaluar kufirin e shpejtësisë në atë fraksion rruge.
Vendimi në këtë proces u mor pas një beteje raportesh me avokatët e të akuzuarit që treguan se edhe nëse do të ishte respektuar kufiri I shpejtësië 50 km/h, përplasja me Hayden do të ishte e paevitueshme. Avokatët Pierluigi Autunno e Francesco Pisciotti apeluan në Gjykatën e Apelit dhe tani presin fiksimin e datës së seancës dëgjimore.
Ndërkaq, ka nisur kauza civile e promovuar nga familjarët e Hayden, e fejuara e tij dhe kompania që administronte interesat e pilotit. Procesi nisi disa muaj më parë në Gjykatën e Milanos dhe kërkesa për dëmshpërblim nga avokatët e shoqërisë së sigurimeve të Hayden u rrit në 15 milionë Euro nga 6 milionë që ishte në fillim kjo kërkesë.
Ndërsa në orërt e fundit revista AM Network kontaktuan me avokatët e autorit të aksidentin që dalin në mbrojtje të tij teksa deklaruan se nuk mund të bënte dot asgjë për të evituar përplasjen me Hayden që nga ana e tij ishte në biciklete me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë.
Sfidanti.al