Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani ka gjetur golin e parë në Serinë A, teksa shënoi me një goditje spektakolare nga distanca, duke i dhënë fitorenLecces në sfidën ndaj Frosinones. Ramadani ishte sërish mes titullarëve të puljezëve para mbrojtjes dhe në minutën e 89’, kur Lecce ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, provoi me një goditje nga distanca, ku gjeti edhe ‘bashkëpunimin” e portierit që grushtoi dobët, duke dërguar topin në rrjetë. Festë e mesfushorit shqiptar, por edhe e të gjithë stadiumit në Lecce, për golin spektakolar, që u dha vendasve avantazhin dhe fitoren 2-1.
sfidanti.al