Kategoria e Parë zhvilloi sot ndeshjet e javës së 16-të. Në Berat, Tomori vendas u mund 0-1 nga Vora. Dueli është shoqëruar nga tensioni. Në minutën e 14-të të ndeshjes, arbitri kryesor Sokol Bebja u sulmua dhe dhunua nga vendasit. Gjithçka ka ardhur pas kartonit të kuq për Beçkën, me këtë të fundit që ishte ndëshkuar më herët me të verdhë. Kaq ka mjaftuar që protestat për arbitrit të ishin më të ashpra dhe një person i futur nga stoli i vendasve goditi arbitrin. Në pamje duket dhuna dhe presioni ndaj kryesorit, teksa vetë arbitri nxori nga xhepi edhe një tjetër karton të kuq për Sharavollin në minutën e 16-të duke lënë vendasit me dy lojtar më pak. Pas pesë minutave ndërprerje, sfida vijoi normalisht.
sfidanti.al