Abone e kuqe me barazimet

Duket se Partizani ka harruar të fitojë. Kryeqytetasit barazojnë 1-1 në transfertë përballë Kukësit, duke koleksionuar kështu barazimin e 6-të radhazi në kampionat.

Ndeshja ka qenë e luftuar dhe ka dhuruar shumë emocione në fundin e saj. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Beshiraj kalon vendasit në avantazh, por në aksionin pasardhës Mensah rikthen gjithçka në ekuilibër. Minutat e fundit janë me të vërtetë spektakolare, pasi të dyja skuadrat kërkojnë të fitojnë ndeshjen dhe humbasin mundësi të mira për shënim.

Në minutën e 94-t Partizani fiton një penallti. Tafas gabon dhe pas verifikimit në VAR gjyqtari akordon 11-metërsh. Janë të shumta protestat e vendasve, por më në fund Murataj bëhet gati të godasë. Është i pafat lojtari i Partizanit, pasi topi ndalet në traversë dhe rezultati i kësaj sfide nuk ndryshon.

Mbyllet 1-1 sfida dhe të dyja skuadrat detyrohen të ndajnë nga një pikë. Partizani mbetet në vendin e dytë, ndërsa Kukësi ngjitet në kuotën e 18 pikëve.

sdidanti.al