Tirana shet sulmuesin e saj më të mirë, Florent Hasani i cili do të lëvizë te Rapidi i Bukureshtit. Lajmin e bën të ditur klubi rumun që thekson se Hasani ka nënshkruar për dy vite e gjysmë. Tirana do të arkëtojë 600 mijë euro nga ky operacion ku humbet lojtarin që ka siguruar më shumë gola gjatë dy sezoneve të fundit.
sfidanti.al