Qatip Osmani emërohet trajneri i ri i Strugës. Kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë zyrtarizuar 54-vjeçarin nga Tetova si timonierin e skuadrës. Osmani, një trajner fitues dhe me shumë përvojë, u prezantua së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka. Së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë në Superiore. Shkodranët i mori në pozita të vështira dhe i dërgoi në vendet e larta të renditjes. Për t’u shkarkuar në mënyrë befasuese vetëm pak ditë përpara “Final 4”, format ku Vllaznia nuk përfitoi, duke u eliminuar në gjysmëfinale. Osmani, i cili vitet më të bukura si trajner i ka kaluar te Shkëndija me tre tituj kampionë, riniset nga Struga, ekip me të cilin do të tentojë të shkojë sa më larg në Europë. Dhe më pas do të ketë si objektiv fitimin e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, që do të ishte i treti radhazi për klubin shqiptar.
sfidanti.al