Hummels i zhgënjyer nga Nagelsmann

Mbrojtësi Mats Hummels u shpreh i zhgënjyer, pasi nuk u ftua nga Gjermania për në Europian. “Unë mund të kuptoj që një grup është rritur së bashku që nga marsi. Për mua si individ, është e hidhur sepse aktualisht jam një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Gjermani, kam atë vetëbesim. Nëse do ta kisha këtë në mars, mund të kisha qenë atje atëherë dhe tani gjithashtu pjesë e skuadrës së Euros. I thashë Nagelsmannit: ‘Unë do të ulem në stol dhe mund të jem gjithashtu qendërmbrojtësi i pestë, do ta kisha bërë këtë. Ai e dinte qëndrimin tim. Doja që ai ta dinte këtë. Por, nëse e kuptova saktë, ai shqetësohej edhe për gjëra të tjera përveç pranimit të një roli zëvendësues. Siç e kuptova, ishte më tepër për gjëra të lidhura me moshën dhe formën”, tha ai.

sfidanti.al