PSG, bonuse te cmendura; lojtaret shperblehen dhe per pershendetjen e tifozeve

Pershendetja e tifozeve nga ana e futbollisteve para dhe pas ndeshjeve eshte dicka serioze per Paris Sen Zhermen. Drejtuesit e kampioneve te Frances kane vendosur nje shperblim prej 4.5 milione Euro per futbollistet ne kete aspekt.

Media franceze eshte ajo qe e ka zbuluar kete detaj dhe ai qe perfiton me shume eshte pikerisht Nejmar, qe per momentin eshte futbollisti me i shtrenjte ne historine e futbollit.

Ky bonus i percaktuar ka brenda vetvetes edhe detyrime te tjera sic jane ato qe kane te bejne me sjelljet e futbollisteve ne menyre qe te mos demtohet imazhi i klubit. Kete e verteton fakti qe Verrattit iu mbajt 40 mije Euro nga paga pasi perfundoi ne polici per drejtim te mjetit nen efektin e alkoolit.

Duke u kthyer te pershendetja e tifozevr, nese lojtaret nuk do ta respektojne atehere nuk ka bonus per ta. Ne kete pike  ai qe humbet me shume eshte Nejmar per te cilin bonusi arrin ne 375 mije Euro ne muaj, ndersa kapiteni Tiago Silva kenaqet me 33 mije Euro. Shifra qe u mbahet lojtareve nese nuk e respektojne kete pakt, shkojne per bamiresi nga ana e PSG.

Sfidanti.al