Perseri Football Leaks: PSG perzgjedh lojtaret ne baze etnike

Football Leaks ve serish ne shenjester Paris Sen Zhermen dhe kete radhe nuk ka te beje me Fair Play Financiar. Mesohet se klubi transalpin ne periudhen 2013-2018 bente perzgjedhjen e lojtareve te rinj ne baze te etnise. Eshte Medipart qe e publikoi kete lajm duke u bazuar tek ajo qe kishte zbuluar Football Leaks.

Edhe vete Paris Sen Zhermeni ka konfirmuar kete ne komunikaten e tij per shtyp. ‘PSG konfirmon ekzistencen e formulareve me permbajtje ilegale te perdorur nga nje grup i perzgjedhjeve te lojtareve ne 2013-2018, per te cilen drejtuesit e klubit nuk ishin ne dijeni’

Ne komunikaten e tij Paris Sen Zhermen thekson gjithashtu se denon cdo lloj forme diskrinimi, racizmi dhe skedimi etnik. Por si funksiononte skedimi etnik?

Deri ne pranvere te 2018, vezhguesit e Paris Sen Zhermen perpilonte module per futbolliste te rinj ku perfshihej dhe perkatesia etnike. Origjina e tyre duhej te ishte franceze, magrebine, nga Antilet, afrikane. Ne France, profilizimi social i bazuar te etnia eshte nje aktivitet i paligjshem.

Sfidanti.al