Raxha Naingolan, krize ne ceshtjet e zemres; ndahet nga Klaudia?

Raxha Naingolan u rikthye ne fushen e lojes ne ndeshjen mes Interit e Barcelones ne Ligen e Kampioneve, por ende nuk eshte ne 100% te formes, gje per te cilen ai po punon ende me synikin qe te kthehet ne formacionin baze te skuadres zikalter.

Por ne oret e fundit kane dale disa te reja qe kane te bejne me jeten private dhe sentimentale te mesfushorit belg. Sipas revistes ‘Chi’ martesa e Naingolan me bashkeshorten e tij Klaudia ka hyre ne krize. Gjithnje sipas kesaj reviste shkaku i kesaj krize martesore eshte Xhinevra Franceska Sozzi qe eshte folur edhe per nje lidhje te shkurter me Dibalen.

‘Chi’ thekson se tashme Naingolan eshte i dashuruar me Xhinevren dhe se martesa me Klaudian eshte kthyer ne nje problem per te dhe kjo do te thote se belgu duket se do te nise nje beteje ligjore per divorcin nga bashkeshortja e tij.

Sfidanti.al