Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, deklaroi para gazetarëve se ata futbollistë që do të marrin pjesë në konkurrimin e ri që paralajmërohet se do të krijohet me pjesëmarrjen e klubeve elitarë evropianë, nuk do të mund të marrin pjesë në konkurrimet e tjerë, si kampionatet evropianë dhe botërorë. Ideja që 16 klubet më të mëdhenj të Evropës të krijojnë një Superligë, tani për tani, është në shqyrtimn e sipër, por, nëse ajo do të arrijë të aplikohet në prakltikë, atëherë futbollistët më të mirë të këtyrë klubeve nuk do të mund të marrin pjesë në Evropianët dhe Botërorët.
Presidenti i FIFA-s, Infantino, konfirmoi se ata që do të vendosin të bëhen pjesë të Superligës, nuk do të kenë më vend në turnetë që do të organizojë FIFA.
“Qofshin ata me emrat më të mëdhenj të botës, atyre do t’u ndalohet që të marrin pjesë na kampionatet evropianë dhe botërorë, nëse ata do të marrin pjesë në Superligën e paralajmëruar”, vuri në dukje Infantino.
Në fakt, nuk është hera e parë që flitet për temën e lartpërmendur, por kësaj here po ndërmerren hapa konkretë që do të mund ta ndryshojnë hartën e futbollit në botë.
“Për këtë temë ka 20 vite që flitet, por duke qenë se tani ka dalë në dritë një dokument përkatës, ekziston rreziku i shkëputjes, kurse detyra jonë është që futbolli të mbetet unik”, tha Infantino.
Sfidanti.al