Prishtina largon trajnerin Cavalli

Jean-Michel Cavalli nuk është më trajner i Prishtinës, në Superligën e Kosovës. Bardheblutë e kryeqytetit kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun francez. Sipas klubit, kontrata u ndërpre me marrëveshje të përbashkët dhe për shkak të gjendjes shëndetësore. Ky largim vjen një ditë pas humbjes me Malishevën në transfertë. Prishtina mban vendin e pestë me 35 pikë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.

E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

Merci, Mr. Cavalli!

sfidanti.al