“Tronditet” Bayern Munich, zbulohet sa do të mungojë Musiala

Jamal Musiala do të jetë jashtë për të paktën dy muaj. Fantazisti u dëmtua në sfidën e fundit në kampionat ndaj Augsburg, ku Bayern Munich fitoi me rezultatin 3-1. Gjermani kërkoi zëvendësimin në fillimin e pjesës së dytë, pasi ndjeu shqetësime në këmbën e majtë. Testet kanë zbuluar një këputje muskulore në kofshën e majtë dhe si pasojë do t’i duhet të qëndrojë jashtë për të paktën tetë javë.

Ai mund të jetë i gatshëm vetëm për finalen e Ligës së Kampioneve, ndërsa Bayern-i arrin të shkojë deri aty. Musiala i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve në prag të sfidës me Inter-in në Champions, ku bëjnë pjesë edhe Alphonso Davies, Dayot Upamecano, Manuel Neuer, Hiroki Ito, Kingsley Coman, Alaksandar Pavlovic dhe Tarek Buchman.

sfidanti.al