Pranvera europiane e Dinamos së Zagrebit … pa shqiptarët!

Arijan Ademi dhe Amir Rrahmani nuk luajtën dot në ndeshjen e radhës të “pranverës europiane” të Dinamos së Zagrebit, fituar 1-0 në stadiumin “Maksimir” ndaj Benfikës. Ademi ishte i pamundur për të qenë në fushë, ndërsa Rrahmani është përzgjedhur nga trajneri Bjelica si lojtar më shumë “kampionati” sesa “europian”. Dinamo nuk kishte as trajnerin Bjelica, i pezulluar nga UEFA, por kjo nuk e pengoi që të triumfonte 1-0 me golin e shënuar nga Bruno Petkoviç me penallti në minutën e 38-të.

Kroatët patën mundësi të fitonin të paktën 2-0, por humbën raste, ndërsa Benfika do të provojë të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit, pas një jave, për t’u kualifikuar ajo për në çerekfinale. Kjo ishte ndeshja e 14-të e Dinamos në Ligën e Europës këtë edicion, nga të cilat ka fituar 8, barazuar 4 dhe humbur vetëm 2. Amir Rrahmani ka luajtur 6 herë, ndërsa Arijan Ademi plot 11 herë.

Tifozët në “Maksimir” ishin në qiellin e shtatë, pasi skuadra e tyre po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. “Të kaltrit” kishin 38 vjet pa qenë në pranverë në kupat europiane, që nga 1970-ta kur luajtën me Shalken në Kupën e Kupave, ndërsa këtë herë eleminuan Viktorian e Plzenjit raundin e kaluar në shkurt.

Sfidanti.al