Kanë kaluar disa javë nga sanksioni i vendosur nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut që e pezulloi për përdorimin e substancave të ndaluara, por Paul Pogba rikthehet të flasë me rastin e ditëlindjes së tij. Një nga ditët më “komplekse”, nisur nga gjithçka ka ndodhur muajt e fundit. Në një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram, Pogba shkruan:
“Kurrë nuk kam mësuar dhe nuk jam rritur kaq shumë sa këtë vit”.
Pogba më pas foli për “prova të pashmangshme”, duke përmendur çështjen e besimit. “Sprovat që dërgon Allahu janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shikosh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, falënderimi i qoftë Zotit (Al hamdulilah). Në fund të shkurtit, Paul Pogba u skualifikua katër vjet për përdorim të substancave të ndaluara, pra deri në vitin 2027, duke pasur parasysh se skualifikimi filloi në vitin 2023 (faktet datojnë në 20 gusht 2023).
sfidanti.al