Jerome Boateng, ish-mbrojtës i Bayernit, është akuzuar nga nëna e tij për keqtrajtim të grave. Sipas “Der Spiegel”, Martina Boateng i ka dërguar një e-mail një avokati në vitin 2021, duke akuzuar djalin e saj. Në të njëjtin e-mail, nëna e futbollistit kujtoi vdekjen e ish-së dashurës së djalit të saj, Kasia Lenhardt, e cila kreu vetëvrasje në vitin 2021. “Djali im ka vite që ka abuzuar mendërisht dhe fizikisht me gratë. Tani Kasia Lenhardt i ka dhënë fund jetës së saj, por djali im ende nuk dëshiron të merret me pasojat e sjelljes së tij”, shkruhet në e-mail. Sipas De Spiegel, Kasia Lenhardt synonte të paraqiste një padi kundër Jerome Boateng tek autoritetet përpara se të vdiste. Ndërkombëtari gjerman, i cili aktualisht përfaqëson Salernitanën, u hetua nga Prokuroria Publike, por gjykata e mbylli çështjen për mungesë provash.
sfidanti.al