Në Itali është në telashe ndërsa në Francë nuk dëshirojnë ta dëgjojnë më emrin e tij. Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba rezultoi pozitiv me testosteron dhe kritikat po i vërshojnë nga çdo anë.
E përditshmja “l’Equipe” e ka cilësuar si pikën më të ulët të karrierës së tij, ndërsa në rrjetet sociale, pjesa më e madhe e komentuesve kritikojnë sjelljen e Pogba, i cili është shpallur kampion bote me Francën në Rusi 2018 por mungoi në Katar për shkak të problemeve të mëdha fizike. Edhe amnjenti juventin është i shokuar pasi kur mendohej që mesfushori më në fund mund të kontribuonte në skuadër pas një ndalese të gjatë, duhet të bëjë llogaritë me gjykatat.