Dashuri e më pas urrejtje, Bonucci-Juventus përfundojnë në gjykatë

Leonardo Bonucci, po planifikon të nisë veprime ligjore kundër Juventusit pasi klubi bardhezi e largoi nga grupi edhe pse ishte ende një vit në kontratë.  Mediat qartësojnë se ai është lënë jashtë stërvitjes me skuadrën e parë e madje është lënë edhe pa një numër fanelle.

Qëndërmbrojtësi e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij profesionale me Juventusin. 36-vjeçari fitoi 17 trofe me gjigantët italianë dhe luajti një rol kyç në skuadrën italiane që fitoi Euro 2020 nën drejtimin e Roberto Mancinit. Periudha e tij e dytë në Juventus përfundoi në gusht, me qendërmbrojtësin që ndërpreu kontratën e tij dhe më pas nënshkroi me Union Berlin në Bundesliga.

sfidanti.al