Platini: Jam kundër VAR-it, heq debatet mes tifozëve

“Unë jam kundër VAR-it, nuk i bën më tifozët të debatojnë”. Michel Platini nuk e ka ndryshuar mendjen për teknologjinë e aplikuar në botën e futbollit. Ose më saktë, duhet të përdoret vetëm për situata të caktuara siç ka konfirmuar gjatë intervistës për Sportmediaset:

“Unë nuk jam për atë që përmbledh futbollin – tha ish presidenti i UEFA-s – zgjidh problemet dhe largon polemikat. Unë do të përdorja vetëm për gola dhe pozicione jashtë loje ku gjyqtarët nuk mund t’i shohin. Zyrtarët e ndeshjes duhet të vendosin për faullet”.

Ish-ylli francez ka një mendim edhe për Juventusin e tij: “I ndjek nga larg sepse nuk i shoh ndeshjet në Francë. Nuk i njoh lojtarët dhe di shumë pak për drejtuesit: pas 40 vitesh nuk ka më tifozë si në kohën sime, por kur fiton Juventusi, unë jam gjithmonë i lumtur”, ka thënë mes të tjerash Platini.

sfidanti.al