Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se do të festojë 125 vjetorin e krijimit të saj në Lajpcig. Sipas krerëve të kësaj Federate ceremonia është programuar që të mbahet më 29 janar të vitin që vjen. Siç dihet Federata e Gjermane e Futbollit u krijua më 28 janar të 1900 në restoratin “Zum Mariengarten” të qytetit të Lajpcigut nga 86 klube. Tri vite më vonë u mbajt edhe kampionati i parë, i cili u mbyll me fitoren e VfB Lajpcig. Sot FGJF është shoqata sportive me më shumë anëtarë (numëron mbi 7.7 milionë të tillë). Në këtë ceremoni do të jenë prezent shumë personalitete të futbollit dhe të politikës. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Gjithashtu nuk do të mungojnë as Kancelari Olaf Scholz si dhe Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.
Federata Gjermane e Futbollit feston 125 vjetorin e krijimit
sfidanti.al