Pelè eshte mire dhe i ben homazh Garrinças: Askush nuk e harron

‘Kam luajtur 40 ndeshje me Garrinçan me perfaqesuesen e Brazilit dhe nuk humbem asnjehere. Eshte pervjetori i vdekjes se tij dhe ka ardhur momenti per ta kujtuar-ky ishte mesazhi i dhene nga legjenda e futbollit boteror, Pelè ne profilin e tij ne Twitter duke i bere homazh ish shokut te tij te skuadres te ‘Seleçao’ i ndare nga jeta 35 vjet me pare.

Ishte ky nje mesazh qe ne menyre indirekte qetesoi te gjithe admiruesit e tij per gjendjen e tij shendesore pas lajmeve te diteve te fundit per shtrimin me urgjence ne spital.

Pelè ose sic e quajne ndryshe O Rei dhe Garrinça kane fituar se bashku Boteroret e vitit 1958 ne Suedi dhe te 1962 ne Kili duke luajtur se bashku 40 sfida me Brazilin per te shenuar nje bilanc me 36 fitore dhe 4 barazime. Ne 1970 ne Meksike, Pelè fitoi titullin e trete Boteror, nderkohe qe Garrinça qe ishte 7 vjet me i madh se ai, e kishte lene futbollin.

Edhe mediat e kane perkujtuar 35 vjetorin e ndarjes nga jeta te Garrinçes, qe vazhdon te mbetet nje personazh i dashur ne vendin amerikano latin.

Duke u kthyer te Pelè, ditet e kaluara ne median britanike u fol per shtrimin me urgjence ne spital te legjendes se gjalle te futbollit boteror per shkak te nje kolapsi, por shume shpejt burime prane O Rei pergenjeshtruan gjithcka duke theksuar se ish futbollisti kishte vetem lodhje fizike pas nje impenjimi ne nje aktivitet me Rio de Zhaneiro qe e pengoi ate te udhetonte drejt Londres.

Sfidanti.al