Partizani ka rikthyer në stol Skënder Gegën. Lajmi është bërë publik nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gega do të qëndrojë në krye të kësaj skuadre deri ën fund të këtij sezoni, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër. “FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Ai do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe per sezonin e ardhshem. Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019”- shkruan klubi.
sfidanti.al