Partizani, thirrje tifozëve: Larg dhunës

Partizani do të presë Tiranën në derbin e kryeqytetit, i cili do të luhet të dielën në “Arena e Demave” duke nisur nga ora 13:30. Klubi i kuq, pasi ka publikuar çmimet e biletave për këtë sfidë, ka bërë dhe një thirrje për tifozët, duke u kërkuar që dita e ndeshjes të jetë një ditë feste.

Njoftimi i klubit:

“Stadiumi “Arena e Demave” mirëpret të dielën për herë të parë derbin e kryeqytetit Partizani – Tirana. Ndeshjen reklamë të futbollit shqiptar presim ta shndërrojmë në një ditë feste të Kryeqytetit dhe të përjetojmë së bashku emocione të cilat i përcjell vetëm një përballje e tillë. Të qëndrojmë larg dhunës e të tregojmë vlerat tona qytetare në një stadium model që i përket një klubi legjendë të historisë së futbollit shqiptar me tifozerinë më të zjarrtë dhe më korrekte. Ne jemi një Familje, Ne jemi Partizani…

Ju njoftojmë se për takimin Partizani – Tirana çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “ARENA E DEMAVE” do të jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 2 500 Lekë

Biletat në Tribunat përballë:

E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, C3 do të kushtojnë 1 000 Lekë

Sektori i rezervuar për tifozerinë e Tiranës do të jetë Tribuna E1.

Biletat mund ti siguroni nga dita e premte pranë pikës së shitjes të stadiumit ‘Selman Stërmasi’ çdo ditë 10:00 – 18:00″.

sfidanti.al