Partizani rikthehet në Elbasan

Partizani njofton tifozët në lidhje me stadiumin ku do të luhet takimi shtëpiak i Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë do të sfidojnë maltezët e Marsaxlokk në raundin e parë të kompeticionit europian. Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, të enjten e 11 korrikut (20:00). Me anë të një postimi në faqen zyrtare, “Demat” theksojnë se dueli do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Klubi zyrtarizon stadiumin “Elbasan Arena” si impiantin që do të mirëpresë takimin Partizani-Marsaxlokk, i vlefshëm për raundin e parë të Uefa Europa Conference League. Ndryshimi i axhendës së kësaj përballjeje ka ardhur si pasojë e gjendjes shumë të rënduar të fushës së stadiumit “Air Albania”. Që nuk ofron kushtet e përshtatshme për zhvillimin e ndeshjes. Përballja Partizani – Marsaxlokk do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” datë 11 korrik ora 20:00”. Sfida e kthimit është programuar për datën 18 korrik në Maltë.

 

sfidanti.al