De la Fuente: Tani po, e fitojmë ne Euro 2024

Spanja regjistroi një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në çerekfinalen e Europianit. Furia Roja e zgjidhi çështjen e kualifikimit vetëm në kohën shtesë falë suksesit 2-1, kur Mikel Merino goditi saktë me kokë pas krosimit të Dani Olmos. Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh shumë i kënaqur, teksa gjatë deklaratës së tij tha:

Ta vlerësojmë këtë arritje dhe të shijojmë momentin. Do ta shohim se si do të rikuperohemi fizikisht për gjysmëfinalen. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë gati. Drejtoj një skuadër të jashtëzakonshme. Për mua është krenari që drejtoj lojtarë të tillë. I njoh prej vitesh shumë prej tyre. Ata janë mësuar të luajnë në nivele të larta dhe janë gati ta fitojnë Europianin. Sigurisht, ka vend për përmirësim. Por nuk mund të dyshojmë për asnjë moment për krenarinë, cilësitë dhe përkushtimin e lojtarëve“, theksoi De la Fuente. Trajneri 63-vjeçar i iberikëve përfundoi duke theksuar se fitorja ndaj Gjermanisë do të futet në histori. “Kjo është një mbrëmje historike. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Se sa larg do të shkojmë, kjo mbetet për t’u parë, por jam plotësisht i bindur që mund të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë trofeun”.

 

sfidanti.al