Partizani me emër të huaj në stol

Partizani është në kërkim të trajnerit të ri. Nisja e kampionatit po afrohet dhe klubi po shqyrton seriozisht disa alternativa të huaja. Pas largimit të Skënder Gegës disa ditë më parë, të kuqtë janë përqendruar te përzgjedhja e pasuesit. Ky i fundit do të ketë në dorë një skuadër me disa elementë të akademisë. Deri tani janë tri pista konkrete në tavolinë. Françesko Moriero, Mladen Milinkoviç dhe Mario Cvitanoviç janë emrat që po analizohen. Dy të parët janë të njohur për kampionatin shqiptar, pasi Moriero ka drejtuar Laçin në sezonin fundit, ndërsa Milinkoviç ka pasur eksperienca me Kukësin dhe Luftëtarin në të kaluarën. Bashkë njihen për profilin e tyre ofensiv dhe lojën me lojtarët e rinj. Mario Cvitanoviç do të ishte një emër i ri për futbollin shqiptar, por me një CV interesante.

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses së Kroacisë ka drejtuar më herët ekipin e parë të Dinamos dhe së fundmi ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Klubi i kuq pritet të marrë një vendim këtë javë. Trajneri i ri do të ketë kështu kohën e mjaftueshme për t’u njohur ekipin dhe nevojat e tij. Mund të vërehet vetëm se Partizani do t’ia besojë ekipin një trajneri të huaj.